75 Mall Live Search
19:13 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / G T

Fantastik Rrahmani, shënon gol për Rapidin në Rumani

Skuadra e Rapid Bucurestit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Otelul në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Liga 1 të Rumanisë.

Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani në minutën e 6’të, shkruan Indeksonline

Rrahmani shënoi një gol të bukur duke kaluar mrekullisht mbrojtjen e kundërshtarit.

Kujtojmë që ky ishte goli i tetë i Rrahmanit këtë sezon me Rapid Bucurestin./Indeksonline/