75 Mall Live Search
16:51 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2024 / G T

Fantastike, Eliot Bujupi shënon golin e tij të parë me fanellën e Stuttgartit ll në 3. Liga

Skuadra e Stuttgartit ll është duke fituar 1:0 ndaj Alemannia Aachen, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në 3. Liga të Gjermanisë.

Golin për ekipin e Stuttgartit e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Eliot Bujupi, shkruan Indeksonline

Bujupi shënoi golin në minutën e shtatë, vetëm tre minuta pas u fut në lojë për shkak se zëvendësoi të lënduarin Faghir.

Kujtojmë që ky ishte goli i parë i Bujupit me fanellën e Stuttgartit ll. Kjo është ndeshja e tij e dytë me këtë grupmoshë të ekipit gjerman./Indeksonline/