75 Mall Live Search
22:37 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Fantastike: Feronikeli në kualifikime të Ligës së Kampionëve

Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka arritur që të mposhtë me rezultat 2:1 skuadrën e Andorras, Santa Coloma.

Pjesa e parë përfundoj me rezultat 0:0, shkruan Indeksonline.

Pjesa e dytë filloj keq për Feronikelin. Në minutën e 50-të, Ylli Hoxha u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërsa në të 52-të ekipi i Santa Colomas kaloi në epërsi përmes golit të Sosas.

Por në të 59-të, Mevlan Zeka u gjend për mrekulli në zonën e Colomas duke barazuar rezultatin.

Ndërsa në të 87-të, Kastriot Rexha shfrytëzoi për mrekulli krosimin e Fazliut dhe e kaloj në epërsi ekipin nga Drenasi.

Pas kësaj fitoreje, Nikeli kalon në fazën e parë të kualifikimeve Ligës së Kampionëve dhe do të takohet me kampionin e Uellsit me shtatë korrik./Indeksonline/