Fantastike! Jashari shpallet lojtari i sezonit në ligën e Belgjikës

Ardon Jashari ka shkëlqyer këtë sezon me Club Brugge.
Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, për paraqitjet e tij u vlerësua si lojtari i sezonit në “Pro League” të Belgjikës.
Jashari, kishte bërë rreth 52 paraqitje me Brugge duke shënuar 4 gola dhe 6 asistime për gjigantin belg.

Në sezonin e tij të parë në Belgjikë, arriti të fitonte Kupën e Belgjikës por nuk arriti të fitonte edhe titullin, të cilët u pozicionuan në pozitën e 2-të, mbrapa kampionit të ri belg, Union-SG./IndeksOnline/