18:44 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fantastike, Ronaldo urohet edhe nga legjenda Del Piero (Foto)

Sigurisht se në sport tani për tani lajmi më “bombastik” është largimi i Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid dhe kalimi në Juventus, ekip ky i njohr ndryshe si ‘Zonja e Vjetër’.

Por jo vetëm kaq. Është pikërisht legjenda e klubit Juventus, ish-kapiteni Alessandro Del Piero i cili ka uruar Ronaldon për zgjedhjen e bërë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij Ronaldo ka bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme.

“Zgjedhja më e mirë, mirë se erdhe”, ka shkruar Del Piero përkrah një fotografie të përbashkët me Ronald-on./Indeksonline/