Fantastike: Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Prishtina-Ballkani

Stadiumi ”Fadil Vokrri” sonte do të jetë mbushur plotësisht në ndeshjen Prishtina-Ballkani.
Kështu ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, transmeton IndeksOnline.
”FC Prishtina njofton të interesuarit rreth ndeshjes FC Prishtina – FC Ballkani se të gjitha biletat e vëna në dispozicion nga klubi janë shitur.”, thuhet në njoftim.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit luhet sonte më fillim nga ora 20:00./IndeksOnline/