18:12 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / G T

Fantastike, Vedat Muriqi rikthehet te goli në La Liga… realizoi në fund për tri pikë

Skuadra e Mallorcas ka shënuar një fitore të madhe në javën e 24-të në La Liga, pasi mposhti 2:1 Raya Vallecanon.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Koosvës, Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline

Muriqi shënoi gol me kokë në minutat e fundit të ndeshjes për t’ia dhuruar tri pikë të mëdha klubit të tij.

Kujtojmë që lojtari kosovar më në fund e gjen rrjetën e golit, pasi nga nëntori ishte i lënduar dhe i kishte munguar gjatë klubit spanjoll.

Me fitore, Mallorca shkon në kuotën e 23 pikëve në pozitën e 15-të./Indeksonline/