Fantastike, vogëlushi me sindromën Down bëhet model në “Primark” dhe “Amazon”
Rio, është ndër vogëlushët më të veçantë në gjithë botën.
Vogëlushi 22- muajsh lindi me sindromën Down, probleme me frymëmarrjen dhe një mori të kushteve të tjera shëndetësore që ndikuan për të qëndruar në spital 45 net.
Në atë kohë, Rio duhej të bënte një operacion në mënyrë që t’i vendosej një zorrë për të marrë frymë.
Pavarësisht fillimit të ashpër në këtë botë, Rio mori hapa të mëdhenj, transmeton Indeksonline.
Në fillim të vitit, Rio u bë model në një agjencie të specializuar dhe i mundësoi që të punonte me gjigantët e modës “Primark”

Por jo vetëm kaq, pasi Rio është bërë model edhe në “Amazon”.
Ose më saktësisht, për “Amazon Smile”, që është shfletuesi- bamirësi i tregut online.

“E gjithë kjo është një frymë e ajrit të pastër, sepse me sinqeritet kemi menduar më të keqen kur na treguan për herë të parë”, tha babai i Rios.
“Dhe ne hapën një derë të re, për të treguar se mund të bëhet një ndryshim i tillë”, shtoi ai./Indeksonline/


