Fantastike! Zhegrova ftohet për ndeshjen ndaj Dortmundit

Juventusi do të nis rrugëtimin e saj në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.
Pak orë para fillimit të kësaj ndeshje, “Zonja e Vjetër” ka publikuar edhe listën e lojtarëve që do të jenë prezent për këtë ndeshje.

Ylli i Përfaqësueses tonë, Edon Zhegrova është ftuar për herë të parë nga trajneri Tudor që nga transferimi i tij, ku do të ketë mundësinë që të bëjë debutimin e tij me “Bianconerët”.
Kujtojmë se ndeshja Juventus-Dortmund, do të zhvillohet sonte në “Allianz Stadium” të Torinos, në orën 21:00./IndeksOnline/