23:10 / E Diele, 01 Tetor 2023 / AR

Faqja e familjes mbretërore në MB shënjestrohet nga sulmet kibernetike

Faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike është vendosur në shënjestër të një sulmi kibernetik.

Mirëpo, nuk bëhet fjalë për hakerim raportuan mediet lokale.

Të dielën herët, faqja e internetit royal.uk tregoi një mesazh “error-i” dhe vizitorët nuk ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit.

Më vonë, ajo u kthye në funksionale përsëri, por me kontrolle shtesë të sigurisë për përdoruesit përpara se t’i lejonin të hynin.

Duke cituar një burim mbretëror, Sky News tha se nuk bëhej fjalë për një hakerim, pasi asnjë përdorues i huaj nuk kishte arritur të kishte akses në sistemet ose përmbajtjen e faqes në internet.

Nuk është ende e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmin kibernetik, shtoi burimi.

Grupi rus i hakerëve Killnet ndau një postim në Telegram duke pretenduar se qëndronte pas sulmit të shkurtër.