08:48 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Faqja e internetit të YouTube tani mbështet videot vertikale

Ditë më vonë, përdoruesit janë ankuar se përditësimi bën videot edhe më të vogla, duke prerë pjesët e videos ose duke ulur cilësinë.

YouTube tani do të shfaqë video vertikale në desktop pa shiritat e zinj anash. Të premten u prezantua një përditësim për versionin desktop, që mundëson rregullimin automatik të raportit të pamjes së videos që i përshtatet madhësisë së ekranit të kompjuterit.

Është një veçori që prej kohësh është në dispozicion në celular për iOS dhe Android, që heq shiritat e zinj në video të vogla në favor të hapësirës së bardhë ose një video të zgjeruar nëse është e mundur. Do të preken të gjitha videot në standardin 16: 9, videot vertikale dhe në formatin më të vjetër 4: 3.

“Disa video YouTube thjesht nuk duken mirë kur shfaqen në një ekran të madh. ”

YouTube, fillimisht njoftoi përditësimin të premten përmes forumeve të përdoruesve, sipas Android Police, dhe deri më tani, përgjigja ka qenë aspak e favorshme. Ditë më vonë, përdoruesit janë ankuar se përditësimi bën videot edhe më të vogla, duke prerë pjesët e videos ose duke ulur cilësinë.

Një përdorues shkruan se videoja e tij ishte më e gjerë se 640 x 480, por u dërgua në një ekran 640 x 480, duke prerë videon dhe duke ulur cilësinë e saj: “Disa video në YouTube thjesht nuk duken mirë kur ekrani është i madh. Megjithatë, ende nuk ka një njoftim nga ana e Google në lidhje me këtë situatë. /PCWorld Albanian