15:55 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Faqja e Kuvendit të Kosovës transmeton aktivitetin e PDK-së në Podujevë, reagon Vjosa Osmani

Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit, në Facebook.

Kam kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit që të merren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit.​