75 Mall Live Search
08:46 / E Premte, 23 Janar 2026 / G T

Faqja e La Liga-s e nis ditën me Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është në qendër të vëmendjes në Spanjë, sidomos pas hat-trikut ndaj Bilbaos në La Liga.

Faqja kryesore e La Ligas në rrjete sociale, sidomos në Facebook që ka rreth 88 milionë pëlqime, ka bërë një postim të veçantë për sulmuesin “dardan”, shkruan Indeksonline

Në foto është paraqitur ylli i Mallorcas, duke vendosur tre topa në mur.

Muriqi shënoi hat-trikun e parë në La Liga, duke shkuar në kuotën e 14 shënimeve këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll./Indeksonline/