Faqja e Ligës së Kampionëve, publikon superasistimin e Shaqirit
Gjysmëfinalja e kthyese e Ligës së Kampionëve midis Liverpoolit dhe Barcelonës, do të mbetet gjatë në mendjen e tifozëve të të dyja skuadrave.
Në ndeshjen e parë në Camp Nou, Barca fitoi me rezultat 3-0 dhe dukej se e kishte të sigurt kualifikimin.
Por në Anfield ishte ndryshe. Liverpooli fitoi 4-0 dhe u kualifikua në finale, ku më pas edhe fitoi titullin.
Për këtë fitore, merita kishte edhe Xherdan Shaqiri.
Ylli shqiptar dhuroi një asistim për Wijnaldumin në golin e tretë të Redsit.
Faqja zyrtare e Champions League e ka publikuar asistin e Shaqirit duke pyetur nëse është goli i pëlqyer i tifozëve. /IndeksOnline/