Faqja e UEFA-s rikujton golin e Muriqit ndaj Suedisë
UEFA ka postuar një video të veçantë në faqen e tyre.
Në të shihet goli i yllit tonë, Vedat Muriqit që kishte shënuar ndaj Suedisë në shtator të vitit të kaluar.
Videoja nis nga pritja e Aro Muriq dhe driblimi i Albion Rrahmanit drejt te Muriqi, i cili shënoi nga distanca në fitoren 2-0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”.
Kosovën tashmë e pret ndeshja më e rëndësishme që nga pranimi i saj në UEFA dhe FIFA, ku do të luajë ndaj Sllovakisë në Bratisllavë më 26 mars./IndeksOnline/

