17:00 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / OSH

Faqja me 6 milionë ndjekës mban në “cover” Albin Kurtin!

Faqja më e madhe arabe “Arab Neës” ka publikuar një foto të kryeministrit së Kosovës, Albin Kurti, në kopërtinë në Facebook, shkruan IndeksOnline.

Në fotografi është paralajmëruar intervista e dhënë e Kurtit për këtë medium.

Faqja ka 6 milionë ndjekës.

Kurti në këtë intervitë u ka bërë thirrje vendeve që ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës, për hir të vendosjes se paqes dhe një sigurie afatgjate.

“Megjithatë, unë do t’iu kërkoja të gjitha vendeve në botë, për hir të paqes afat-gjate, sigurisë së qëndrueshme dhe njohjes së të drejtave të popullit për liri dhe vetëvendosje, që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar tutje kryeministri .

Ai tutje ka thënë se në një mënyrë, shtete që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës “me apo pa qëllim, bien pre e mbështetjes për Serbinë që nga koha e milicisë që ka kryer gjenocid në Kosovë”