75 Mall Live Search
19:20 / E Shtunë, 18 Prill 2020 / indeksADMonline

Faqja zyrtare e Bundesligës gjermane me artikull për Rashicën, e krahasojnë me Messin dhe Mbappen

Faqja zyrtare e Bundesligës gjermane, ka shkruar një artikull për futbollistin kosovar Milot Rashica.

Në këtë artikull tregohet se kush është futbollisti kosovar dhe po ashtu krahasohet me Messin dhe Mbappen sa i përket numrit të golave të shënuara në vitin 2019, transmeton IndeksOnline.

“Rashica filloi të luaj në klubin e vendlindjes KF Vushtrria në Kosovë. Ai bëri debutimin e tij në moshën 16 vjeçare” thuhet në këtë artikull.

“Tashmë fitues i Superligës së Futbollit të Kosovës 2013/14 me Vushtrrinë, Rashica ndihmoi Vitessen të pretendojë Kupën Hollandeze”.

Po ashtu në këtë artikull thuhet që Rashica në lojën e tij ka ngjashmëri me Alexis Sanchez.

“Rashica u rëndit në mesin e pesë futbollistëve më të mirë në pesë ligat më të mira të Evropës në vitin 2019. Vetëm Mbappe, Messi, Neymar, Mane ishin më të mirë se sa ai”, është thënë në këtë artikull./IndeksOnline/.