22:26 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Faqja zyrtare e Eurovision të mahnitur nga zëri dhe performanca e Jonida Maliqit

Jonida Maliqi sapo ka përfunduar performancën në natën e dytë gjysmëfinale në Eurovision.

Shqipëria pati një performancë të jashtëzakonshme në skenën e festivalit derisa u vlerësua lartë për këndimin dhe vokalin që këngëtarja shqiptare ka.

Faqja zyrtare në Facebook e ‘Eurovision Song Contest’ janë mahnitur nga performanca e natës së sontme e Shqipërisë.

“WOW zëri mahnitës i Jonidës, ne po qajmë” kanë shkruar ata përkrahë videos.

Kujtojmë që përveç 5 shteteve të cilët janë kualifikuar automatikisht në finale, në natën e parë gjysmë finale janë kualifikuar edhe Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Ceke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia, ndërsa sonte pritet të kualifikohen edhe dhjetë shtete tjera./Indeksonline/