23:19 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Farmacisti tregon se sa kohë vlen një recetë e mjekut dhe ku duhet ruajtur ilaçet

Farmacisti, Colin Dougall nga LloydsPharmacy në Glasgow i është përgjigjur pyetjes më të zakonshme të bërë nga pacientët, se “për sa kohë është e vlefshme receta që e përshkruan mjeku?”

Përgjigja e tij:

Shumica e recetave janë të vlefshme për gjashtë muaj, por ekzistojnë përjashtime. Për shembull, receta për ilaçet e kontrolluar si ato të gjumit dhe ilaçet më të forta janë të vlefshme vetëm për 28 ditë, transmeton Indeksonline.

Shumica e njerëzve marrin ilaçet menjëherë kur ia përshkruan mjeku. Por, në raste e sëmundjeve si astma, mund t’u jepen recetë me ilaçe apo antibiotikë për zhvillimet e ndonjë infeksioni të gjoksit, dhe kjo mund të përdoret deri në 6 muaj në rast se atyre iu përsëritet kjo gjë, dhe nuk dëshirojnë të shkojnë dhe të presin për doktorët.

Pyetje: Ku duhet t’i ruaj tabletat?

Përgjigje: Ilaçet duhet të ruhen në një vend të freskët, të thatë (nën 25 gradë celsius), sepse ilaçet mund të zhduken nëse janë të ekspozuara ndaj lagështisë, nxehtësisë ose dritës së drejtpërdrejt të diellit, kështu që nuk është e preferueshme të qëndrojnë ato në një dollap të tualetit, apo ndonjë dollap që është mbi furrë të kuzhinës.

Kapsulat kanë tendencë të vijnë në shirita të cilat i mbrojnë nga lagështia, por është e rëndësishme të jeni vigjilent.

Disa ilaçe duhet të mbahen në frigorifer, duke përfshirë syze të caktuara dhe antibiotikë të lëngshëm (amoksicilin dhe perncilinë).

Për këtë do të tregojnë më saktësisht etiketat e vendosura në tableta./Indeksonline/