09:42 / E Premte, 27 Janar 2023 / B O

Farmacistja: Mos bëni dush me ujë të nxehtë sepse ju dëmton lëkurën në dimër

Farmacistja Amarilda Lame është shprehur se duhen shmangur dushet me ujë të nxehtë sepse kjo mund të dëmtojë lëkurën.

Ndërsa është folur për sëmundjet e lëkurës Lame e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania , theksoi se duhet kujdes me stilin e jetës, ushqimin, dhe gjumin.

“Duhen shmangur dushet me ujë të nxehtë, duhet kujdes në stilin e jetesës, ushqimi, gjumi i mirë. Në momentin që kemi një rënie të imunitetit, normalisht këto probleme dalin më në pah dhe agravohen më shumë.”- theksoi ajo.