75 Mall Live Search
18:33 / E Diele, 30 Maj 2021 / AR

Faruk Nura dorëhiqet nga pozita e kryetarit të degës së AAK-së në Viti

Faruk Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së AAK-së në Viti.

Ai tha se dorëheqja e tij vjen për arsye krejtësisht personale, shkruan Indeksonline.

Kam liruar detyrën e drejtimit të degës së AAK-së në Viti. Këtë vendim e kam marr për arsye krejtësisht personale”, ka thënë për Plus TV kryetari i deritanishëm i AAK-së, Faruk Nura.

Në konsultim me strukturat e partisë të nivelit qendror dhe strukturat lokale, ushtrues detyre i kryetarit të degës së AAK-së në Viti është caktuar Reshat Azizi.

May be an image of 3 people and indoor