Faruk Statovci tregon fitoren e tij më të ëmbël në vitin 2024

Faruk Statovci është një nga trajnerët dhe analistët më të përfolur të viteve të fundit. Ai ka udhëhequr disa skuadra, derisa tashmë drejton skuadrën e Rilindja 1974.
Në një intervistë për IndeksOnline, Faruk Statovci tregoi se fitorja e cila e ka shijuar gjatë vitit 2024, ishte ajo ndaj Ballkanit në Kupën e Kosovës.
“Fitorja më e mira ndoshta ka qenë në Kupë ndaj Ballkanit, sepse ka qenë favorit nuk diskutohet, por ja që ndeshjet e Kupës dinë të shkaktojnë befasi e mendoj që ajo ndeshje ka qenë befasia e xhiros së parë në Kupë. Por mendoj që në atë ndeshje kemi merituar plotësisht fitoren, ndoshta edhe më mirë do të ishte fitorja në ndeshjen e rregullt sepse kemi pasur shumë shansa dhe kemi krijuar shumë, por megjithatë është fituar një vullnet dhe është një diçka e mirë për ekipin tim sepse në janar fillojmë përgatitjet dhe do të jenë më të motivuar sepse kanë rrëzuar një ekip siç ka qenë Ballkani.”, ka deklaruar Statovci për IndeksOnline.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë: