75 Mall Live Search
11:53 / E Diele, 12 Janar 2025 / L A

Faruk Statovci tregon se çka duhet të bëjë Zhegrova për të luajtur te Barcelona

Faruk Statovci ka folur rreth yllit të Lille dhe të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Në një intervistë për “Indeksonline”, Statovci tregoi se çka i duhet Zhegrovës për t’u bërë lojtar i madh dhe se çka duhet të bëjë për të luajtur në një klub si Barcelona.

“Unë pajtohem me rastin e Zhegrovës sepse të shpallet ndaj Real Madridit lojtar i ndeshjes, ndaj Juventusit lojtar i ndeshjes nuk është e lehtë dhe është fat i yni që e kemi një talent siç është Zhegrova”, ka deklaruar Statovci.

“Jo çdo herë lojtarët janë gjithë të njëjtë, por unë mendoj që në këtë aspekt nëse ai e ndal veten dhe punon më në tokë unë mendoj që i ka mundësitë ndoshta pse mos të luaj në Barcelonë, ku mendoj që me cilësitë dhe potencialin që ka, mundet me qenë padyshim edhe me një ekip më të madh se Lille”, shtoi Statovci.

Për më shumë ndiqni videon e plotë: