75 Mall Live Search
12:50 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Fasada rrezikon të bie nga ndërtesa, zjarrfikësit dhe policia sigurojnë vendin

Një pjesë e fasadës së një ndërtese në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rrezikon të bie në tokë.

Banorët kanë telefonuar autoritetet të cilat menjëherë i janë përgjigjur kërkesës duke dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësit dhe policia kanë bërë sigurimin e vendit derisa aty të largohet rreziku, raporton Indeksonline.

Raste të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën në kryeqytet, mirëpo pa pasoja në njerëz./Indeksonline/