FASK-u publikon kalendarin, ja kur zhvillohet “Drag Race”

Federata e Auto Sporteve e Kosovës ka publikuar kalendarin me tri garat e parë që do të zhvillohen gjatë muajit qershor.
Fillimisht, me 14 qershor do të mbahet “Auto Slalom”. Gara do të mbahet në pistën e vjetër të Aeroportit në Sllatinë.
Gara e madhe e “Drag Race” është vendosur të zhvillohet më 21 dhe 22 qershor, edhe kjo në pistën e vjetër të aeroportit.
Nga 26-28 qershor në “Kulla” të Çekisë do të zhvillohet gara në disiplinë “Hill Climb”. /IndeksOnline/
