75 Mall Live Search
10:37 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

FASK-u, federata e parë jashtë programit Olimpik, që u certifikua në kursin bazik për administratorë sporti

Në prag të festave të fund vitit, Komiteti Olimpik i Kosovës ka vazhduar me mbajtjen e kurseve bazike për administratorë sporti, në kuadër të planit strategjik 2017-2020.                                                                                                       
Këtë fundjavë, kursi u mbajt për Federatën e Auto Sporteve të Kosovës (FASK), e cila është e para federatë jashtë programit Olimpik që u certifikua nga Komiteti Olimpik i Kosovës.                                                                                   
Dhjetëra zyrtarë të federatës, trajnerë e ngasës, kryen me sukses kursin, në të cilin bashkë me ta ishte edhe kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, transmeton IndeksOnline.     

Atyre u ligjëruan: Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse për Hulumtimin Shkencor: “Lartësia e trupit në raport me parametrat tjerë Antropometrik për popullatën në Kosovë”, ligjëroi Fitim Arifi.                                                                                                          
Pjesëmarrësit për dy ditë radhazi morën njohuri të realizimit të planit strategjik 2018-2020, derisa u shprehën të kënaqur dhe falënderues për organizimin e këtij kursi, i cili u mbajt në Hotel Sirius në Prishtinë.                           
Kurset bazike për administratorë të sportit mbështetën nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa falë mbështetjes së tyre, KOK-u vetëm vitin e kaluar organizoi 14 kurse të tilla për federata të ndryshme, kurse ky kurs ishte i treti për vitin 2018./IndeksOnline/