16:06 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

“Fast and Furious” në Tiranë, shoferi i dehur i bën “gjëmën” policisë por e gjen belaja

Nata e ndërrimit të viteve është padyshim nga ato mbrëmje ku shumica e teprojnë me pijen, duke u bërë kështu protagonistë të situatave nga më troditëset. Një i ri nga Tirana ka bërë lëmsh policinë e kryeqytetit duke i detyruar ta ndjekin si nëpër filma.

Ai i ka ikur policisë, dhe nuk ndalonte pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të oficerëve. Shoferi i dehur ka ecur me një shpejtësi të jashtëzakonshme, por policia i është vënë pas duke e ndjekur këmba-këmbës. Ai është kapur në rrugën e Rinasit pas ndjekjes nga Policia Rrugore.

I riu është shoqëruar për në Komisariat për akuzën e ‘kundërshtim të punonjësit të Policisë, por i kërkuar edhe për një ngjarje ku ka dhunuar një shtetase”.