09:44 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

‘Fast & Furios’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia gjobit garuesit

Në 14 orët e fundit janë pezulluar patentat e 14 shoferëve të cilët udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës , pasi udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në një njoftim policia i bën thirrje shoferëve që të mos e ngasin makinën si të ishte avion dhe rrugën e mjeteve e trajtojnë si pistë.

“Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Për 4 orë, 14 Patenta të pezulluara.

Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve.

Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke perdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë ✍ shume drejtues mjetesh për shpejtesi tej normave te lejuara perseri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si avion.

145 km/h deri 174 km/h, nxitim që rrezikon jetën.

Destinacioni, shtëpi apo spital?

Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret“, njofton policia.