75 Mall Live Search
10:35 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

FAST Kosova arreston një person, i dyshuar për terrorizëm

Njësiti FAST Kosova në bashkëpunim me njësinë speciale në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Interpoli ka arrestuar një person mbrëmë rreth orës 20:45.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një shqiptar nga Mali i Zi.

I njëjti është i dyshuar për terrorizëm dhe dyshohet se ka ndihmuar dy persona për arratisje nga burgu në Maqedoni.

Vlen të theksohet se “Fasti” i Policisë është njëri prej njësiteve më kredibile në Republikën e Kosovës.

Me punë të besueshme dhe rezultate maksimale “Ekipi për kërkimin aktiv të të arratisurve” kanë arrestuar një numër të madh të personave të kërkuar./Indeksonline/