Fasule me suxhuk dhe spec turshi/ Iftari modest i Loredanës
Artistja e njohur, Loredana Zefi, ka ngrënë sonte iftar me miqtë e saj.
Ndonëse besimi fetar i Lorit është katolik, ajo ka shumë miq myslimanë që sivjet po agjerojnë, shkruan IndeksOnline.
Në mesin e tyre është edhe shoqja më e ngushtë e Lorit, Fiona, e cila sonte e ftoi për iftar reperen.
Tryeza e iftarit karakterizohej me ushqime tradicionale si fasulja me suxhuk dhe specat turshi.
”Iftar plot dashuri” shkroi Fiona në fotografinë e ndarë në rrjete sociale./IndeksOnline/


