09:11 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Fat apo fatkeqësi, gruaja bleu një çantë në dyqan, me të i erdhi një kilogram kokainë!

Një grua amerikane ka mbetur pa fjalë nga blerja e fundit e saj. Ajo kishte blerë një çantë artizanale në një dyqan në Seattle. Kur shkoi në shtëpi, brenda çantës vërejti diçka të dyshimtë, shkruan Indeksonline.

Një pako e mbështjellë me shirit të verdhë në të cilën shkruante “100%”, dhe me aromë më ndryshe e befasoi gruan e cila vendosi të thërrasë policinë.

Oficerët u përgjigjën dhe morën në dorëzim paketën e dyshimtë.

Policia më vonë konfirmoi që substanca ishte një kilogram kokainë./Indeksonline/