Fat i mirë për ‘Gjelat’/ Benzema s’mungon në EURO20

Karim Benzema (33-vjeçar) do të jetë në Kampionatin Europian EURO20.
Sulmuesi i Real Madridit mbrëmë pësoi një lëndim në ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë, shkruan IndeksOnline
Një lëndim i lehtë muskulor, që nuk e dëmton sulmuesin francez. Ai do të jetë në EURO20!
✅ Alivio por Benzema: estará en la Eurocopa pic.twitter.com/oIczGh6S09
— Diario AS (@diarioas) June 9, 2021
Kombëtarja e Francës nis aventurën në Kampionatin Europian të martën më 15 qershor – kundër Gjermanisë.
‘Gjelat’ në grup kanë: Gjermaninë, Hungarinë dhe Portugalinë./IndeksOnline/