“Fat të mbarë Edon!”, Juventusi me mesazh special për Zhegrovën para ndeshjes me Slloveninë

Edon Zhegrova sonte pritet të jetë titullar me Kosovën, në ndeshjren kundër Sllovenisë.
Pak orë para kësaj sfide, skuadra e Juventusit i ka dërguar një mesazh special Edonit, duke i uruar fat, shkruan IndeksOnline.
“Fat të mbarë, Edon!
Me ekipin kombëtar të Kosovës, “Bianconeri” i sapoardhur do të marrë pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës”, thuhet në mesazhin e skuadrës së Juventusit.

Zhegrova i cili gjatë verës u transferua te Juventusi, nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Kosovën që nga 18 nëntori i vitit 2024, në fitoren 1-0 ndaj Lituanisë./IndeksOnline/