75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / LB

Fatale dhe alarmante/ Haziri: ShBA i ka dhënë shenjat e para të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se “këshillat” e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo, madje, sipas tij, është fatale dhe alarmante.

Zyrtari i lartë i LDK-së, ka thënë se SHBA tashmë i ka dhënë shenjat e para të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

SHBA do t’i ruaj përjetësisht marrëdhëniet me popullin e Kosovës, por do t’i dëmtojë raportet me funksionarët kur e humbin udhën. SHBA tashmë i ka dhënë shenjat e para të rivlerësimit të raporteve me funksionarët e Kosovës. ‘Këshilla’ e mikut më të madh të shqiptarëve të Kosovës për të mos udhëtuar, është lloj sanksionimi. Kjo është fatale dhe alarmante.