Fatbardh Rexha: 10 ditët e fushatës zgjedhore kam gjetur entuziazëm për fitore

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Fatbardh Rexha, ka shprehur falenderime të sinqerta për mbështetjen që ka marrë gjatë 10 ditëve të fushatës zgjedhore, duke theksuar se ka gjetur entuziazëm dhe përkrahje të madhe në çdo takimin, vizitë dhe tubim që ka zhvilluar me qytetarët.
“Jam tejet i nderuar dhe falenderues me mbështetjen tuaj këto 10 ditët e fushatës zgjedhore. Kudo kam gjetur entuziazëm për fitore dhe mbështetje për mua si kandidat për deputet. Takimet individuale, vizitat, tubimet, përkrahja juaj edhe në rrjete sociale më bënë të ndjehem krenar dhe njëkohësisht përgjegjës ndaj jush. Falënderoj familjen, kolegët, strukturat të partisë në shtabin e degës, nëndegëve, rinisë, gruas demokratike, asambleistat e partisë dhe gjithë qytetarët për përkrahjen masive që janë duke më dhënë”, ka shkruar ndër të tjera Rexha.
Ndërkaq, Rexha ka theksuar se kanë mbetur edhe 19 ditë deri në ditën e votimeve, ku qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin ata që do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Kosovës. Ai ka premtuar se, me ndihmën dhe mbështetjen e qytetarëve, do të jetë një deputet i përgjegjshëm, falënderues dhe do të punojë për të përmirësuar kushte për një Kosovë më të mirë.