Fati i ”dashuruar” me Realin, mbretërit kalojnë në çerekfinale

Penalltitë kanë vendosur çerekfinalistin e fundit të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve.
Pas ekzekutimit të penalltive, Real Madridi siguroi kualifikimin, pasi e mposhti Atletikon me rezultat 2-4, shkruan IndeksOnline.
Fati ishte me ”mbretërit”, pasi penalltia e ekzekutuar nga Julian Alvarez, e cila përfundoi në rrjetë, pas rishikimit nga VAR, u anulua nga gjyqtarët, me arsyen se kishte prekur topin me të dyja këmbët.
Rezultati pas 90 minutave lojë në ”Metropolitano Stadium” ishte 1-0 për Atletiko Madridin, me golin e shënuar nga Conor Gallagher, qysh në sekondën e 27-të.
Por ky gol nuk mjaftoi, pasi Reali kishte fituar perballjen e parë, me rezultat 2-1 dhe ndeshja shkoi në vzahdime, dy pjesë nga 15-të minuta.
Rezultati mbeti i pandryshuar as pas extra-time, dhe fati i dyja skuadrave u vendos në ekzekutimin e penalltive.
Në çerekfinale Real Madridi do të përballet me skuadrën e Arsenalit./IndeksOnline/