10:32 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fati i De Biasit në dorë të Milanit

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi është duke kërkuar një aventurë në Serinë A, pas dështimit në La Liga me skuadrën e Alaveshit. 61-vjeçari është pranë akordit me SPAL-in dhe fati i tij varet nga kuqezinjtë e Milanit.

Skuadra e Gatuzos do të ndeshet këtë javë me SPAL-in dhe në rast triumfi, skuadra që lufton për mbijetesë do të shkarkojë trajnerin aktual Leonardo Sempliç për ti hapur rrugën De Biazit.

“Sky Sport” raporton se ish-trajneri i Shqipërisë është emri i parë në listën e skuadrës italiane. SPAL gjendet vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë dhe humbja e djeshme ndaj Kaljarit i ka alarmuar drejtuesit.

De Biazi pritet të rikthehet në Serinë A mbas 8 vitesh, pasi kujtojmë që herën e fundit ka drejtuar Udinezen në vitin 2010.