75 Mall Live Search
14:24 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Fati i De Gea tek United në ”duart” e Ten Hag

Manchester United thuhet se po konsideron t’i ofrojë portierit David De Gea një kontratë të re me kushte të reduktuara nën drejtimin e trajnerit Erik ten Hag pasi ai është ende i pa bindur se De Gea është portieri që i duhet.

De Gea ka qenë portieri i parë në United që nga viti 2011 dhe do të hyjë në top 10 mbajtësit e paraqitjeve më të mira të të gjitha kohërave të klubit.

Spanjollit i skadon kontrata këtë verë dhe tani ka pikëpyetje nëse United do të rinovojë apo jo.

31-vjeçari do të duhet të marrë një ulje të konsiderueshme të pagës nga paga e tij aktuale prej 375,000 funte në javë, në mënyrë që të qëndrojë në Old Trafford, sipas The Athletic, transmeton IndeksOnline.

Kjo vjen pasi de Gea zbuloi në verë se ai do të ishte i hapur për të ulur pagat e tij për të qëndruar në United në të ardhmen

Të njëjtat burime tregojn se klubi po kërkon portierin e Porto, Diogo Costa dhe portierin e Athletic Bilbaos, Unai Simon dhe nuk dihet ende me fatin e De Gea./IndeksOnline/