08:25 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Fati i dy Valverdëve, njëri po prek majat, tjetri në “fund të pusit”

Barcelona ditë më parë shkarkoi trajnerin Ernesto Valverden dhe caktoi Quique Setien si trajner të ri.

Ernesto Valverde “mbushi kupën” me humbjen ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, edhe pse shumë ndeshje tjera kanë mundur të jenë të fundit për të.

Ndeshja ndaj Romës, Liverpoolit, Valencias janë vetëm disa nga humbjet turpëruese nën drejtimin e tij.

Me Blaugranët, ai fitoi dy herë La Ligan, një herë Kupën e Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës në tri vitet sa ishte trajner, shkruan Indeksonline.

Epo, ta fitosh vetëm ligën me një ekip si Barcelona nuk është e mjaftueshme.

Në anën tjetër, Federico Valverde, lojtari i Real Madridit po kalon çastet më të arta në karrierë deri tash.

Uruguaiani ishte fillimisht me ekipin B të Realit për të kaluar një sezon në huazim te Deportivo La Coruna. Ndërsa pas rikthimit, ai tregoi vlerat e tij.

Mesfusha e Realit po është shumë e sigurt me të, madje ishte pikërisht Valverde, që ua fitoi Superkupën e Spanjës pas ndërhyrjes së famshme nga prapa në Moratan i cili po shkonte ballë për ballë me Courtois, duke u shpallur më pas lojtari i ndeshjes, edhe pse u ndëshkua me të kuq.

Ai është vetëm 21 vjeqar, dhe ka një karrierë të plotë përpara vetes./Indeksonline/