75 Mall Live Search
22:57 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fati i Interit në dorë të Barcelonës, në ndeshjen e fundit

Barcelona ka mposhtur Dortmundin me rezultat 3-1 në ndeshjen e rundit të pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golat për Barcën i shënuan Suarez (29′), Lionel Messi (33′) dhe Griezmann (67′).

Golin e vetëm për Dortmundin e realizoi Sancho në minutën e 77-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.


Në ndeshjen tjetër, Interi e ka mposhtur me Slavia Pragën me rezultat 1-4.

Martinez në minutën e 19-të dhe 88-të dhe Lukaku në minutën e 81-të, ishin reakizatorët për zikaltërit.

Golin e vetëm për çekët e shënoi Soucek në minutën e 37-të nga penalltia.


Gejndja e Grupit F

Barcelona tashmë e ka të sigurt vendin e parë me 11 pikë, derisa Inter dhe Dortmund kanë nga 7 pikë, ndërsa Slavia në vendin e fundit me dy pikë.

Në ndeshjen e fundit, Interi e pret Barcelonën ndërsa Dortmundi Slavian.

Me pikë të barabarta në mes të Interit dhe Dortmundit, italianët kanë përparësi për shkak të ndeshjeve direkte. /IndeksOnline