Fati i PSG-së dhe Liverpoolit në duar të 11-metërshit

Gjithçka do të vendoset nga penalltitë…
Parisienët kanë shënuar gol në minutën 12-të, me Osumane Dembele, për t’i prishur matematikat e Liverpool-it, duke e bërë kështu ndeshjen sa dramatike, aq edhe të tensionuar, raporton IndeksOnline.
Liverpool-it priti në “Anfield” PSG-në me një epërsi minimale (0:1) nga ndeshja e parë, që la gjithçka hapur për sonte.
“The Reds” nuk mbahet mend të kenë pasur kaq shumë ankth në shtëpi, me Donnarumman që ishte i pathyeshëm në portën e PSG-së.
Pavarësisht sulmeve të shpeshta dhe shanseve të krijuara nga të dy taborët, koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të përgjithshëm 1:1.
As vazhdimet nuk mjaftuan për të gjetur golin asnjëra prej ekipeve.
Tani, gjithçka do të vendoset nga penalltitë!