75 Mall Live Search
22:53 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / C E

Fati i sjell ‘fat’ Barcelonës, Bayerni kalon në fazën tjetër

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Dynamo Kievi.

Katalonasit kanë mposhtur skuadrën ukrainase me rezultat minimal, 1-0, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ansu Fati në minutën e 70-të.

Me këtë fitore, Barca ka grumbulluar 6 pikë dhe gjendet në vendin e dytë, gjashtë pikë më pak se Bayerni që tashmë e ka siguruar fazën tjetër.

Bavarezët kanë mposhtur Benficën me rezultat 5-2.  /IndeksOnline/