Fatih Terim e nis me fitore aventurën e re (Video)
Galatasaray ka shënuar fitore kundër Goztepe me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës turke.
Në këtë ndeshje, Gallatën e drejtoi trajneri, Fatih Terim, i cili mori “frenat” e skuadrës pas shkarkimit të Igor Dudor.
“Perandori” ka qenë disa herë trajner i skuadrës më të sukseshme turke, ku kulmin e arriti në sezonin 1999-2000 ku fitoi UEFA Cup (Europa Cupën e sotme). /IndeksOnline/