09:23 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / A. A

Fatih Terim ia propozon Galatasarayit futbollistin kosovar

Legjenda e futbollit turk, Fatih Terim, së fundi i ka ndjekur nga afër paraqitjet e mesfushorit kosovar Xherdan Shaqiri me Zvicrën.

‘Imperatori’ ia ka propozuar Galatasarayit transferimin e djaloshit nga Zhegra, transmeton Indeksonline.

67 vjeçari aktualisht drejton gjigatin turk dhe dëshiron që në afatin kalimtar të Janarit ta ketë në skuadër mesfushorin e Liverpoolit.

Problem për Galatasarayin mund të jetë paga e lartë e Shaqirit.

Aktualisht, ai fiton 4.5 milionë euro në sezon fiton te ‘The Reds’.

/Indeksonline/