20:51 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Fatih Terim po fiton ‘luftën’ me koronavirusin, lirohet nga spitali

Trajneri i njohur turk, Fatih Terim, po fiton garën me koronavirusin.

Fatih Terim, i cili aktualisht udhëheq skuadrën e Galatasaray, ishte në mesin e të konfirmuarve me virusin famëkeq.

Por, lajme më të mira vijnë sot lidhur me 66-vjeçarin, i cili ka lënë ambientet e spitalit pasi situata e tij shëndetësore është përmirësuar.

Mediat raportojnë se Terim do ta vazhdojë rikuperimin e tij në shtëpi, deri sa të pastrohet krejtësisht nga Covid-19.