Fatime Gashi: “Jam kosovare por u bëra Miss Manchesteri, mos u ofendoni kur ju quajnë refugjatë”
Fatime Gashi vitin e kaluar u kurorëzua Miss Manchesteri. 22 vjeçarja që përveç sferës së modelizmit ka treguar sukses edhe në fakultet, transmeton Indeksonline.
“Kam lindur në një kamp në Maqedoni kur qëndronin shumë kosovar. Por tani jam rritur dhe jam adoptuar shpejtë me qytetin e Manchesterit të cilin e dashuroj. Në fillim kam hezituar të garoj për Miss Manchesterin, por kur e fitova çmimin kam qenë tepër, tepër e lumtur. Tani jam duke u shkolluar në shkëncën e biologjisë dhe jam diplomuar” ka thënë Gashi.

Ajo ka folur edhe rreth ofendimeve që marrin refugjatët në gjithë botën dhe sipas saj ata nuk duhet të dëgjojnë kritikat sepse mund të arrijnë shumë në jetë.
“Jam kosovare por u bëra Miss Manchesteri, mos u ofendoni kur ju quajnë refugjatë” deklaroi Gashi për Daily Mail. /Indeksonline/