14:53 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AD

Fatkeqësi natyrore! Almeda Abazi bën thirrje t’i dalin në ndihmë Turqisë

Të paktën tetë persona kanë vdekur në më shumë se 100 zjarre që shpërthyen në fillim të kësaj jave në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

Flakët janë ndezur nga temperaturat e larta të verës dhe kushtet që ekspertët thonë se janë përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.

Almeda Abazi që ka vite që jeton në Turqi, bëri thirrje për ndihmë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar me gjithsej 112 zjarre. Ato që ne nuk mund t’i ndalojmë janë akoma shumë të forta. Ne nuk kemi mjaft avionë zjarrfikës për ta ndaluar zjarrin. Kemi humbur 8 persona, kaq shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutemi na ndihmoni!!!!! Kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht. Ne kemi vetëm 1 botë”, shkruan ajo.