22:29 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Fatkeqësi në dasmën e Labit, dasmori goditet me veturë (Foto/Video)

Në parkingun e një pompe të benzinës rrugës për në Pejë, një shofer i limuzinës që ishte pjesë e dasmës së Labit po bënte një video ku tregonte se po nisej për në dasmën e moderatorit të KTV’së.

Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë, pasi teksa po xhironte ai u godit nga një makinë, shkruan gazetametro.net.

Nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur personi goditet nga vetura teksa po qëndronte në parking.

Goditja dukej mjaft e fortë, pasi ai e kishte makinën pas shpinës dhe nuk e kishte parë fare.

Mirëpo, për fatin e mirë, ai shpëtoi. Këtë e bëri të ditur vetë me një fotografi tjetër ku tregonte që po qëndronte në QKUK.

Ndryshe, ngjarja ka ndodhur dje teksa mysafirët po shkonin për në Pejë për të marrë pjesë në dasmën e Labit.

Image

Image