75 Mall Live Search
12:50 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Fatmir Limaj: A duhet ky kuvend t’i përgjigjet qeverisë për masat arbitrare që ka marrë?

Fatmir Limaj kreu i Nismës Socialdemokrate ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj qeverisë së Kosovës, pas vendimeve të fundit që ka marrë ajo.

Limaj ka thënë se para se të diskutohet çfarëdo mocione apo teme tjetër, kuvendi duhet të jap fjalën e tij në lidhje me këto vendime, pasi që sic ka thënë ai Qeveria ka përjashtuar Kuvendin nga çdo detyrim që ka dhe se masat e ndërmarra natën e së hënës, janë arbitrare.

“Ajo qe ka ndodhur dje nuk është kufizim, është marrje e të drejtave të qytetarëve të Kosovës, në një vendim administrativ arbitrar dhe në një vendim arbirtra, ka suspenduar kompetencat  prandaj. për shkak të situatës së jashtëzakonshme ne sot si Kuvend, duhet të dilnim me një rekomandime, a duhet ti ushtrojmë detyrat tona, a kemi dhe a duhet ta mrbojmë rendit tonë kushtetues, i duhet të veprohet. A duhet t këtë vendim të qeverisë t’ia adresojmë gjykatës. A duhet ta ftojmë avokatin e popullit që e ka ekskluzivisht punë të mbrojë të drejtat e qytetarvë? Këto tema është dashur t’i diskutojmë sot. E jo ta lëmë debatin publik dhe kuvendi duhet të flas për situatën e krijuar dhe jo për faktin “, ka thënë Limaj.

Ai tutje ka kërkuar edhe një pauzë tjetër, që të diskutohet për këto tema që ngriti, se cila do të jetë përgjigjja e kuvendit si dhe a duhet të heshtë Kuvendi ./IndeksOnline/