75 Mall Live Search
12:13 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / F.R

Fatmir Limaj arrin në Shkup, pritet nga Ali Ahmeti

Kreu i NISMA-së Fatmir Limaj, i njohur si Komandant “Çeliku”, ka arritur sot në Shkup, ku pritet të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Limaj është pritur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa në Shkup kanë filluar të mblidhen qytetarë dhe veprimtarë nga trevat shqiptare për protestën me moton “Drejtësi për çlirimtarët”.

Protesta pritet të fillojë pas pak, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe protestë paqësore.

Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/